Munishi flet për takimin ndaj Dritës: Nuk krahasohet shkoda me ferrari kur dalin në autostradë

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka qenë i ftuar në emisionin “Kampionët” në Kanal10, ku ka folur për ndeshjen ndaj Dritës, raporton Gazetasheshi.com

Trajneri i Ballkanit deklaroi se skuadra e tij është e shpejtë dhe në fusha të mira janë më të rrezikshëm se skuadrat e tjera.

“Ne nuk kemi pasur problem me ndeshjet në shtëpi, pasi luajm shpejtë e kur dalin shkoda me ferrarin në autostradë është pak problem, por kjo është e vërteta në fusha t mira e të shpejta kanë problem ekipet me neve. Plus asaj që ne kemi luajtur të premten ndërsa Drita të dielen dhe kemi dy ditë më shumë pushim” – tha Munishi.

Takimi në mes Ballkanit dhe Dritës do të zhvillohet ditën e mërkure më fillim nga ora 14:00.GazetaSheshi