Policia shqiptoi 957 tiketa për qytetarët që shkelën ligjin anti-COVID-19 në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 957 tiketa për mosrespektim të ligjit Covid-19.

Sipas statistikave të publikuara nga Policia, bëhet e ditur se dje kanë ndodhur 7 aksidente me të lënduar dhe 19 me dëme materiale.

Për shkelësit e rregullave të trafikut, Policia ka shqiptuar 709 gjoba.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 9 persona, prej tyre 6 janë dërguar në mbajtje.