Daku: Jam i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi, ekipi më i mirë në vend

Trepça ’89 ka bërë një prej paraqitjeve më të mira të saj në dy sezonet e fundit. Skuadra nga Mitrovica ka arritur që të rikthehet nga një disavantazh prej tri golave, për t’i marrë tri pikë skuadrës së Ballkanit, me një fitore 4:3, shkruan Gazetasheshi.

Kjo ishte humbja e parë për skuadrën e Ballkanit që paraprakisht kishte 6 fitore dhe 1 barazim nga 7 ndeshje.

Top golashënuesi i Superligës, Mirlind Daku i cili mbron ngjyrat e Ballkanit ka reaguar në rrjetin e tij social “Facebook”, duke shkruar se ai është i irrituar me humbjen, por sipas tij, ai është i lumtur që gjendet te “portokallinjtë”.

“Jam i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi, ekipi më i mirë në vend! I lumtur për golin tjetër, i irrituar për humbjen, por do të kthehemi mos u shqetësoni”, ka shkruar Daku në “Facebook”.

Trepça ’89 me fitoren e sotme pozicionohet në vendin e gjashtë me 11 pikë të mbledhura, kurse Ballkani mbetet përsëri lider me 19 pikë të grumbulluara.KorrektSport