Digiqole ad

Ardian Shala përkujton Ukë Bytyçin: Vepra monumentale e Ukë Bytyçit, do të jetë gjithmonë shembëlltyrë e atdhedadhurisë për ne dhe brezat që vijnë pas

 Ardian Shala përkujton Ukë Bytyçin: Vepra monumentale e Ukë Bytyçit, do të jetë gjithmonë shembëlltyrë e atdhedadhurisë për ne dhe brezat që vijnë pas

Në nderim të jetës dhe veprës së heronjëve të demokracisë Ukë Bytyçi, Bafti Bajrami dhe Bajram Bytyçi!

Dole përballë politikës serbo-komuniste për të mbrojtur kushtetuten e Kosovës;
Në kazamatet armike qëndrove stoik, përkundër vuajtjeve e torturave;
Luftove me pushkë në dorë për lirinë e atdheut;
Dhe në fund u sakrifikove së bashku me dy shoqëruesit e tu, për të mos vdekur asnjëherë.
Dita e 27 Tetorit 2002, ishte ngulfatje e idealit dhe entuziazmit per liri e demokraci , ishte shuarje e vullnetit demokratik të qytetarëve të Komunës sonë!
Si njeri i pushkës dhe i pendës, do të jesh përgjithmonë ikonë e lirisë dhe e demokracisë së Therandës.
Vepra monumentale e Ukë Bytyçit, do të jetë gjithmonë shembëlltyrë e atdhedadhurisë për ne dhe brezat që vijnë pas!
Lavdi!

Digiqole ad

Të ngjashme