Sopijë: Qytetari bënë një gjest human

Suhareka në përgjithësi njihet si qytet me njerëz human dhe shumë dashamirë.
Ndër vite një pjesë e banorëve të Suharekës kanë jetuar e punuar jashtë Kosovës të cilët kanë kontribuar për popullin shqiptar që kanë jetuar në Kosovë.
Edhe tash shumë vite pas luftës ka ende persona të tillë që me aq sa kanë mundësi kontribojnë në forma të ndryshme. I tillë është edhe Ramadan Elshani nga fshati Sopijë, i cili ka jetuar dhe punuar në Gjermani gjatë gjithë rinisë së tij.
Tani Ramadani është pensionist, jeton në vendlindje. Padyshim që edhe tash, si një pensionist mundohet që të kontribojë në mirëqenjen e lokalitetit ku jeton. Ramadani ose ndryshe siq e njohin dhe e thërrasin tërë fshati Sopijë “Baci Ramë” ka bërë një gjest për t’u vlerësuar dhe tejet human.
Ai ka vendosur që Xhamisë së fshatit Sopijë t’ja dhurojë donacion një veturë (Kombi) që ti përmbushin sadopak nevojat që kanë si bashkësi lokale.
Këtë iniciativë e kanë mirëpritur bashkëfshatarët e Ramadanit dhe e kanë vlersuar shumë lartë zemërgjerësinë e tij.