Shkruan Flamur Bytyçi: Dedikuar Babës Ukë

Dedikuar Babës Ukë,
18 vjet më parë, në ditët e lirisë së Kosovës, e cila ishte afër cakut për t’u bër dhe për të na bërë të pavarur një herë, dhe për ta shijuar e jetuar përherë, ndodhi tentimi i radhës për t’ia vrarë lirinë, bashkë me pavarësinë dhe demokracinë e saj por, jo kurrë, kurrë nuk ia arritën, sepse kurrë nuk vdiq Ukë Bytyçi dhe kurrë nuk mundën ta ndalin Kosovën, ngaqë ajo u bë, dhe bashkë me të edhe babai im mbetet i gjallë gjithmonë, pranë Zotit dhe njerëzve të mirë në përjetësi.
Babë,
Më rri parasysh figura jote burrërore, qetësia e përkujdesja prindërore, aktiviteti që bëje së bashku me shokët, bashkëveprimtarët e miqtë, të udhëhequr nga Presidenti historik, dr.Ibrahim Rugova.
Babë,
Bashkë me ty, me përulje, konsideratë dhe respekt i përkujtoj edhe Bajram Bytyçin dhe Bafti Bajramin, të cilët deri në frymën e fundit të qëndruan afër dhe stoik.Babë,Vota e qytetarëve të Therandës ishte dhe mbetet vlerësimi më i madh që mund t’i bëhet një njeriu, ishte besim i shenjtë, me të cilin ndjehem i bekuar dhe po aq i përgjegjshëm.
Babë,
Ti gjithmonë, për të mirën e vendit dhe të mirën e përgjithshme kërkoje që të jemi dhe të mbesim bashkë!
Disa fjalë për të kaluarën e Babait tim:
Ai ishte pjesëmarrës në demonstratat e 1981, ishte delegat i Kuvendit të Kosovës dhe njëri ndër themeluesit e LDK-së, si dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova. Për më tepër ishte njëri ndër themeluesit e celulave të para ushtarake për çlirimin e Kosovës më 1992, ku edhe u burgos në burgjet e armikut. Me fillimin e luftës, ai ishte ushtar i orëve të para të UÇK-së, njëri ndër themeluesit e Zonës Operative të Pashtrikut, epror e luftëtar aktiv me armë në dorë deri në fund të luftës. Pas luftës, ne zgjedhjet e vitit 2000 u zgjodh kryetar i Therandës në zgjedhjet e 2000, gjersa triumfoi edhe në zgjedhjet e vitit 2002, por që kjo fitore doli e kobshme.
Babë,
Sot kur bëhen homazhe dhe po e vendos kurorën me lule, ndihem krenar me ty dhe veprat tuaja.
Babë,
Heroizmi në luftë, vepra dhe kontributi në paqe janë të gdhendur fort në memorien e Kosovës!Jam krenar që ti ishe BABI IM!