Gratë me privilegje në trafik, korsi të veçanta në autostrada

Kompania e sigurimeve britanike “Sheila’s Wheels” ka kërkuar korsi të veçanta në autostrada vetëm për shoferet femra dhe madje ato të jenë me ngjyrën rozë.

Ky propozim ka ardhur pas verifikmeve të cilat “Sheila’s Wheels” ka bërë dhe ku rezulton se janë meshkujt ata që përfshihen më shpesh në aksidente, por nga ana tjetër janë femrat ato që vuajnë më shpesh me dëmtime serioze.

Për disa kjo lëvizje mund të konsiderohet si tepër feministe dhe jo e drejtë, por kompania shprehet se ka për qëllim të jap më shumë siguri për femrat që drejtojnë automjete në Angli.