Digiqole ad

Ismet Munishi: Prishtina kishte ardhur të mbrohej, ja çfarë ndodhi me Trepçën ’89

 Ismet Munishi: Prishtina kishte ardhur të mbrohej, ja çfarë ndodhi me Trepçën ’89

Me këtë fitore mbeti i kënaqur edhe trajneri i “portokallinjëve”, derisa foli edhe për duelin e kaluar ndaj Trepçs ’89, me ç’rast skuadra e tij kishte pësuar po me përmbysje.

“Kundërshtari kishte ardhur të mbrohej dhe kjo u pa nga minuta e parë. Na dënoi përmes kundërzbritjeve, ndërkohë që ne u rikthyem pas një angazhimi dhe dëshire të madhe që patëm për fitore. Ballkani po tregon që është një skuadër spektakolare, madje edhe atëherë kur humbet. Shfrytëzoj rastin t’u kërkoj falje tifozëve suharekas për disfatën e kaluar ndaj Trepçës ’89 dhe njëherit ta uroj këtë skuadër, pasi që nuk e kam patur mundësinë më herët për ta bërë një gjë të tillë”, deklaroi Munishi pas ndeshjes.

Ballkani vazhdon të jetë lider i Superligës tani me 22 pikë. G.Sheshi

Digiqole ad

Të ngjashme