Brenda 1 jave në Suharekë, Policia shqiptoi 441 tiketa për qytetarët që shkelën ligjin anti-COVID-19

U mbajt takimi i rregullt i sigurisë lokale
Në takimin e rregullt të sigurisë lokale, në Komunën e Suharekës, nënkryetarja znj.Mihrije Suka, e cila është koordinatore e këtij takimi, i ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës, ku ka specifikuar disa: Përurimi i ujësjellësit në fshatin Neperbisht, mbledhja e KPF dhe K. për Komunitete, shpërndarja e fidaneve të arrës për fermerë, punimet nga drejtoria e Shërbimeve Publike në tërë territorin e Komunës së Suharekës me projekte të ndryshme, përkujtimi i ish-kryetarit të Komunës Ukë Bytyçi etj…
Pjesë e takimit, ka qenë edhe kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Bexhet Kuçi, i cili ka njoftuar për mbledhjen e nesërme të Asamblesë dhe i ka njoftuar të pranishmit me rendin e ditës.Ndërsa komandanti i Policisë z.Afrim Sylaj, ka raportuar se java ka qenë e qetë por me këto raste: 2 aksidente trafiku, 2 raste dhunë familjare, 2 kanosje, 6 lëndime trupore, 1 gjetje e mjetit të pa-shpërthyer, organizim i skemave piramidale 2, uzurpim prone 2, falcifikim i parasë 1, tentim vetëvrasje 1, vjedhje 7, ngacimim 1, sulm 1, tiketa në komunikacion 322 dhe tiketa për masa mbrojtëse kundër COVID-19, 441 dhe posedim i pa-autorizuar i narkotikëve 1. Po ashtu komandaniti ka njotuar edhe për një plan operativ “lirimi i hapsirave publike”.Nga OSBE z.Salih Elshani, ka njoftuar se kanë monituruar mbledhjen e KPF-së dhe se do të organizojnë punëtori e trajnime të ndryshme.LMT-KFOR, ka njoftuar se nesër do të vij komandanti i KFOR-it Italian nga Peja për përurimin e ndriçimit publik në fshatin Sllapuzhan.