Digiqole ad

Nisin hetimet për tenderin 5 milionësh të ministrit të AAK’së

 Nisin hetimet për tenderin 5 milionësh të ministrit të AAK’së


Agjencia Kundër Korrupsionit është duke e hetuar Ministrin e Ekonomsië dhe Ambientit, Blerim Kuçin, lidhur me tenderin 5 milionësh që e ka fituar kompania e tij për ndërtimin e spitalit në Prizren, raporton Express.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli.

Havolli ka thënë se Kuçi po hetohet për konflikt interesi.

“Po, ka një kohë që Agjencia Kundër Korrupsionit është duke e hetuar Ministrin Blerim Kuçi, sa i përket tenderit 5 milionësh, për çështje të konfliktit të interest. Pasi të përfundojnë hetimet do të njoftohet edhe Prokuroria”, ka thënë Havolli për Express.

Ndryshe, Kuçi mbrëmë ka lëshuar debatin para kohe pas një diskutimi të nxehtë me panelistët rreth një tenderi 5 milionësh që është raportuar se e ka fituar kompania ku vetë Kuçi është pronar.

Në debat e sipër me analistin Imer Mushkolaj e gazetarin Vehbi Kajtazi, Kuçi ka paralajmëruar se do ta shqyrtojë pozitën e tij prej ministri nëse Agjencia Kundër Korrupsionit gjen konflikt interesi.

 “Duhet të më ftoni një herë tjetër për të biseduar për tema tjera. Sonte kam ardhur të flasë vetëm për çështjen e tenderit”, ka thënë ai.

Po ashtu, Kuçi ka thënë se do ta shqyrtojë pozitën e tij në Qeverinë Hoti nëse vërtetohet gjendja e tij në konflikt interesi, për tenderin që kompania e tij e fitoi nga institucionet e shtetit.

Kuçi ka pohuar se mund të japë dorëheqje nga pozita ministrore në qoftë se Agjencia Kundër Korrupsion vërteton se ai gjendet në konflikt interesi.

“Në qoftë se Agjencia Kundër Korrupsion e vërteton se ekziston konflikti i interesit, unë e shqyrtoj pozitën time si ministër”, ka deklaruar ministri Kuçi.Express

Digiqole ad

Të ngjashme