Digiqole ad

Grupi i Grave Deputete reagojnë pas fyerjeve të Tomë Gashit ndaj Melihate Tërmokollit

 Grupi i Grave Deputete reagojnë pas fyerjeve të Tomë Gashit ndaj Melihate Tërmokollit

Grupi i Grave Deputete ka reaguar për deklaratën e mbrëmshme të avokatit Tomë Gashi ndaj anëtares së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, i cili gjatë një debati televiziv iu drejtua me asaj “zotëri”.

Përmes një reagimi në Facebook, Grupi i Grave Deputete kanë kërkuar nga Gashi që të kërkojë falje dhe të distancohet publikisht nga fjalori që ka përdorur në debat.

“Debatet televizive si ai i mbrëmshmi në RTK në mes të znj.Tërmkolli dhe z.Gashi krijojnë parakushte për sulme denigruese ndaj grave në politikë. Drejtuesit e emisioneve televizive duhet të kenë parasysh që rastet e tilla të mos tolerohen. Mediumi publik siç është RTK ka përgjegjësi shtese karshi diskursit publik, në veçanti kur ky diskurs përmban terminologji fyese ndaj cilit do komunitete edhe ndaj grave në politike. Ndërsa z.Gashi duhet publikisht të kërkoj falje duke u distancuar nga fjalori i mbrëmshëm që krijon ambient publik fyes dhe denigrues ndaj Grave”, thuhet në reagim.

Të enjtën mbrëma, në një debat televiziv ka eskaluar situata ndërmjet Melihate Tërmkollit dhe Tomë Gashit.

Derisa anëtarja e LDK-së fliste për Vetëvendosjen dhe qeverisjen e saj pas 6 tetorit, Gashi vazhdonte të ndërhynte duke thënë se Kosova s’ka nevojë të dialogojë me Serbinë dhe se pavarësia e Kosovës është vulosur edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Dhe në këtë moment ka reaguar Tërmkolli duke i thënë Gashi se ai e kupton vetëm fjalën serbe “çuti” që do të thotë hesht.

“Çuti, se ti veç kështu kupton dhe e din mirë pse e kupton këtë”, i ka thënë Tërmkolli, Gashit.

Pas kësaj, avokati Gashi i është drejtuar zonjës Tërmkolli me “Zoti Tërmkolli”. “Ani Zoti Tërmkolli”, tha ai, ndërsa Tërmkolli më nuk vazhdojë të fliste.Reporteri

Digiqole ad

Të ngjashme