Policia shqiptoi 1375 tiketa për qytetarët që shkelën ligjin anti-COVID-19 në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1375 tiketa për mosrespektim të ligjit Covid-19.

Sipas statistikave të publikuara nga Policia, bëhet e ditur se dje kanë ndodhur 24 aksidente me të lënduar, 33 me dëme materiale dhe 1 aksident me vdekje.

Për shkelësit e rregullave të trafikut, Policia ka shqiptuar 847 gjoba.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 23 persona, prej tyre 13 janë dërguar në mbajtje dhe 1 është në vuajtje të dënimit.

Këto janë statistikat e përgjithshme: