Trump: Mjekët marrin më tepër para nëse deklarojnë më shumë të vdekur nga Covid-19

Presidenti i Amerikës u ka bërë një kritikë të ashpër mjekëve të këtij vendi.

Ata i akuzoi se po përfitojnë nga COVID.

Sipas Donald Trump, doktorët po ia “ngjesin” këtë sëmundje edhe atyre që nuk po vdesin nga ajo.

Dhe për këtë që po bëjnë, ata, sic tha kandidati republican për president, po marrin më shumë para.

“Doktorët marrin më shumë para nëse dikush vdes nga COVID-i. Ata janë njerëz të menqur. Ata thonë se gjithkush po vdes nga COVID-i. Në Gjermani nuk është kështu. Kur dikush vdes nga zemra ose kanceri ata thonë se vdiq nga zemra ose kanceri. Te ne, kur kanë ndonjë dyshim nëse dikush vdiq nga zemra, kanceri apo ftohja, menjëherë thonë covidi. Kjo është e vërtetë””, tha Trump gjatë një tubimi në Michigan.IndeksOnline