Policia shqiptoi 1225 tiketa për qytetarët që shkelën ligjin anti-COVID-19 në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1225 tiketa për mosrespektim të ligjit Covid-19.

Sipas statistikave të publikuara nga Policia, bëhet e ditur se dje kanë ndodhur 27 aksidente me të lënduar, 35 me dëme materiale dhe 2 aksidente me fatalitet.

Për shkelësit e rregullave të trafikut, Policia ka shqiptuar 688 gjoba.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 16 persona, prej tyre 9 janë dërguar në mbajtje, 1 është në ndalim policor dhe 1 është në vuajtje të dënimit .

Këto janë statistikat e përgjithshme: