Digiqole ad

(VIDEO) Momenti kur Thaçi jep dorëheqje nga posti i presidentit

 (VIDEO) Momenti kur Thaçi jep dorëheqje nga posti i presidentit

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një konference të jashtëzakonshme për media, sot ka konfirmuar që iu është ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale.

Ai përmes kësaj konference, tha se jep dorëheqje nga posti që mbanë.

“Ruajtëm besimin në dialog të brendshëm, cilësor dhe për paqe në rajon. Ashtu të dashur qytetar siç kam premtuar, s’do të lejojë në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti prandaj për të mbrojtur integritetin e Presidencës së Kosovës dhe shtetit të Kosovës, unë sot jam dorëheqje nga pozita e Presidentit të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Kujtojmë që sot në zyrat e EULEX-it është dorëzuar edhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli./Indeksonline

https://www.facebook.com/watch/?v=1018623495254531&t=0

Digiqole ad

Të ngjashme