Vendim me rëndësi nga Kryeministri

Qeveria e Kosovës ka marr vendim lidhur me masa të tjera për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Vendimi në fjalë i përfshin këto masa:

  1. Ndalohet veprimtaria e te gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomise (restoranet, kafiterite dhe të ngashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës prej orës 20:00 dt. 06/11/2020 ( e Premte ) deri më dt. 09/11/2020 9 (e Hene) në orën 05:00, përveç:

1.1 furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.
1.2 institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale;
1.3 për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19 të (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë – shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore);
1.4 operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit.

  1. Pezullohen paragrafet 7,8,11,12,13,14,20 e vendimit të qeverisë 01/39 të datës 01.11.2020 deri në kohën e përcaktuar sipas dispozitivit 1 të këtij vendimi.
  2. Obligohet Policia e Kosovës të bëjë kontroll rigoroz në zbatim të masave, vendimeve dhe ligjit Nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës;
  3. Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës;
  4. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga Ministri i Shëndetësisë. VENDIMET E MSH

Krahas vendimit të sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e veçanta anti covid-19, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka marrë vendime të veçanta edhe për 7 komuna të Kosovës si: Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtimen që në këto komuna të vendosen masat si në vijim:

Ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020, në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes, përveç:

1.1. Personelit shëndetësor dhe personelit të sigurisë;
1.2. qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë);
1.3. operatorëve ekonomik dhe transpoti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit;
1.4. kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike;

Obligohet Policia e Kosovës në çdo hyrje/dalje të bëjë kontroll rigoroz për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19;

Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Vendimi hyn në fuqi ditën e sotme dhe do të publikohet në web faqen e MSh-së.

Çdo komunë tjetër që hynë në zonë në të kuqe të infeksionit për kokë banori (sipas hartës), do të ketë masë të njejtë !

Me respekt,

Divizioni i Komunikimit me Publikun i Ministrisë së Shëndetësisë
Tel: 038 200 24 131
www.msh.rks-gov.net