Sot në ora 12:00protestojnë Gastronomët

Kosova njoftoi dje, se fundjava do të jetë karantinë e plotë për të gjithë vendin, e kjo pas shtimit të rasteve me koronavirus. Këto masa nuk janë pritur fare mirë nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovës. Mësohet se sot ata do të protestojnë në një mëyrë të veçantë. Duke filluar nga ora 12:00, përpara lokalit të tyre ata do të krijojnë zhurmë duke përplasur tenxheret dhe lugët.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, thekson se masat e reja të vendosura nga qeveria janë të papranueshme.

Ai tha:

Nuk na pëlqejnë asnjëherë masat e reja kur merren përderisa nuk jemi pjesë e grupeve punuese. Masat e reja kanë qenë shumë të palogjikshme për Shoqatën e Gastronomeve sepse në valle kemi qenë gjatë gjithë verës duke na ndaluar neve pishinat dhe duke shkuar për t’i kryer pushimet nëpër Shqipëri, apo në të gjitha vendet e rajonit edhe në këtë rast po shkojnë duke i vazhduar këto masa të cilat janë të papranueshme prej neve duke i mbyllur bizneset nëpër Kosovë dhe duke i lënë kufijtë hapur që të shkojnë në shtete të ndryshme.

Kllokoqi ka shtuar, se nëse Qeveria e Kosovës nuk do të ndihmojë sektorin e gastronomisë, të hënën do të ketë protestë masovike para qeverisë.