Policia kërkon ndihmën tuaj për arrestimin e këtij përsoni

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё- dega Klinё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se personi i kërkuar është LABINOT (Sylё) SYLA  i lindur me 10.08.1995  në fshatin Açarevё- Skenderaj.

“I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: ‘Vjedhje e rёndё, Lёndim i rёndё trupor, Pengim i personit zyrtar nё kryerjen e detyrës zyrtare’”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet tutje në njoftim, Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. /Telegrafi/