I denuar për 3 vrasje, Thaçi e fal një ditë para dorëheqjes

Vetëm një ditë parase të jepte dorëheqje nga pozita, ish-presidenti Hashim Thaçi, ka nxjerrë dekretin për falje për 5 të burgosur.

Një nga të falurit është edhe Veton Gjoshi, i cili ishte dënuar për vrasje në bashkëkryerje dhe mbajtje të paautorizuar të armëve, bashkë me Qëndrim Shalën.

Sipas dekretit të presidentit, Veton Gjoshit i janë falur 2 vite.

Më 23 gusht 2016, rreth orës 16:40, në kryqëzimin e rrugës “Sylejman Hadum Aga” dhe “Shefki Shasivari”, saktësisht në lokalin “Deep bar”, ishin privuar nga jeta Zef Krasniqin, Valon Islamajn dhe Ali Islamajn.

Sipas Prokurorisë, kjo vrasje e trefishtë, e cila kishte ndodhur në “Çarshinë e Vjetër”, në Gjakovë, ishte motivuar nga hakmarrja.

Poashtu, ish presidenti Thaçi ka falur edhe Bekim Sylajn, i dënuar me 12 vite burg pashtu në rastin “Bllaca”. Atij i janë falur 3 vite e 6 muaj burg.

Ndër emrat e tjerë të falur janë edhe Ilir Morina nga Rahoveci, të cili i janë falur 2 vite.

Safet Ramës 6 muaj dhe Shpresim Ukës i janë falur 4 vite burg.