Shqetësimi i kryetarit Muharremaj lidhur me situatën nga pandemia e COVID-19

Shqetësimi i kryetarit Muharremaj lidhur me situatën nga pandemia e COVID-19

Qytetarë të nderuar,

Tash e sa kohë po përballemi me situatë të rëndë nën trysninë e virusit Covid-19, megjithëse po bëhet gjithmonë angazhimi institucional në parandalimin e kësaj pandemie.

Shumë familje i humbën më të dashurit e tyre, andaj dua t’u shprehë ngushllimet e mia të sinqerta. Duhet të gjeni forcë që të vazhdojmë më tutje.

Poashtu shumë të tjerë, tani që janë prekur nga ky virus ju uroj shërim të shpejtë dhe kthim në jetën normale.

Bashkë duhet të jemi vigjilent dhe të kujdesshëm që ti zbatojmë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, që ta ruajmë veten dhe të tjerët.

Duket se ky vit është më i vështirë për shumë rrethana, por me vullnet, forcë e angazhim për jetën, duhet ta gjejmë motivin dhe energjinë pozitive për familjen për të arritur tek ditët e mira.

Unë besoj se do t’ia dalim dhe këtë do ta realizojmë bashkë.

Bali Muharremaj