LDK Suharekë: Mësimdhënësit, të vlerësuar nga PUNA, të degraduar nga KOMUNA!

Edhe pse në numër janë pak, vlera e tyre është shumë madhe dhe nuk ka çmim, duke mos harruar edhe faktin se një pjesë e tyre kanë shpërndarë dije dhe kanë dhënë kontribut edhe në kohën e represionit serb.
Janë këta MËSIMDHËNËSIT e komunës tonë, të cilët ende vazhdojnë të jenë shtyllë e arsimimit të shumë gjeneratave pavarësisht sfidave dhe padrejtësive që i’u bëhen.
Për të parë se si po shkon procesi mësimor dhe sfidat me të cilat po përballen ata, kryetari i degës së LDK-së në Suharekë njëherit deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dr. Ardian Shala, i shoqëruar nga disa asambleistë të LDK-së gjatë javës ka vizituar disa nga shkollat e komunës tonë.
Gjatë vizitës, kryetari Dr.Ardian Shala dhe asambleistët janë njoftuar nga afër lidhur me zhvillimin e procesit mësimor në kohë pandemie, respektimin e masave mbrojtëse dhe kushtet në të cilat po zhvillohet procesi mësimor.


Nga biseda me shumë mësimdhënës, krahas vullnetit të tyre për të shpërndarë dije është vërejtur edhe modestia në kërkesat e tyre, të cilat janë minore krahasuar me atë se sa meritojnë dhe që ju takon. Ata nuk kërkojnë as më shumë e as më pak se sa zbatimin e të drejtave të tyre që burojnë nga Kontrata Kolektive si çështjen e udhëtimit, shujtës ku është i obliguar që t’ipaguajë punëdhënësi, e që me Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar punëdhënës për mësimdhënësit tonë konsiderohet komuna, duke marr parasysh faktin që rekrutimin apo pranimin e kuadrove nëpër shkolla e bën Drejtoria Komunale e Arsimit.
Se kjo kontratë nuk po zbatohet nga qeverisja aktuale e Komunës së Suharekës e tregojnë edhe rastet ku shumë mësimdhënës, në vend që kohën më të madhe t’ia kushtojnë zhvillimit të karrierës së tyre, ata detyrohen që të i’u drejtohen gjykatave dhe përmbaruesve për të marrë atë çka ju takon me ligj e me meritë.
Mos zbatimin e kësaj kontrate, LDK dega në Suharekë e merr me shumë shqetësim dhe e sheh si degradim edhe më të thellë të arsimit dhe rolit të mësimdhënësit në Komunën e Suharekës.
Shqetësim tjetër i degës së LDK-së është mos zëvendësimi i mësimdhënësve të cilët kanë qen të prekur nga Covid 19, ku ka humbje të orëve dhe mësimdhënës të cilët familajrët e tyre kanë dal pozitiv janë detyruar të dalin në punë dhe të rrezikojnë shendetin e nxënësve dhe mësimdhënësve tjerë.