Kryetari Muharremaj mban premtimin- asfaltohet rruga “Luigj Nikolla”

Vite me radhë banorët në rrugën “Luigj Nikolla” në Suharekë si kërkesë ndaj qeverisë lokale kishin asfaltimin e rrugës. Për vite me radhë çdo tentativë ishte pothuajse e kotë për shkak të kontesteve pronësore.
Sot kryetari Muharremaj ka publikuar disa fotografi ku lë të kuptohet që tashmë ky problem është zgjidhur dhe rruga është asfaltuar.

Postimi i plotë i kryetarit:

“Është asfaltuar Rruga “Luigj Nikolla” në Suharekë dhe banorët e kësaj pjesë tashmë e kanë më të lehtë qasjen.

Si gjithmonë, në teren në vizitë punimeve dhe qytetarëve.

Bali Muharremaj”