Lajmi i fundit: Tërmeti dridh Kosovën

Para pak çastesh janë ndier lëkundje të tokës në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Tërmeti është regjistruar edhe në faqen botërore ku publikohen të dhënat për lëkundjet e tokës.

Magnituda e tërmetit është 5.0, ndërsa epiqendra e tij është Gostivar të Maqedonisë Veriore.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Serbi, Bullgari, Mal të Zi, Shqipëri.

Tërmet ka pasur edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm, i cili po ashtu kishte magnitudën 5.0.