Digiqole ad

Infektohet përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës

 Infektohet përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës

Pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes  dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv.

Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë.

Strategu i ‘Dardanëve’ nuk do të mund të jetë në krye të ekipit për vëllazëroren që luhet sot (e mërkure) përballë Shqipërisë nga ora 16:00.

Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Kombëtares shqiptare do ta drejtojë ndihmës trajneri i parë, Muharrem Sahiti.

Por, nuk do të jetë i vetmi takim që Challandes do ta humbë, pasi ai do të mungojë edhe në dy takimet e tjera të Ligës së Kombeve, si ai me Slloveninë dhe me Moldavinë që zhvillohet brenda pak ditësh.

Trajneri zviceran do të jetë në vetizolim për dy javët e ardhshme, derisa instruksionet e tij do të barten te Sahiti. /Telegrafi/

Digiqole ad

Të ngjashme