Zhegrova reagon ashpër: Nëse nuk do ta pranoja ftesën do të më quanit tradhtar

Edon Zhegrova ka reaguar ashpër në rrjetin e tij social në Instagram


Shqipëria sot e mposhti Kosovën me rezultat 2-1 në një ndeshje miqësore që u zhvillua në Elbasan Arena, shkruan Reporteri.net

Para pak minutave Edon Zhegrova ka bërë një reagim në Instagram ku ka thënë se nëse nuk do të pranonte ftesën për të luajtur me Kosovën do të quhej tradhtar.

Zhegrova sot u inkuadra në lojë në pjesën e dytë ku pas ndeshjes u kritikua për lojën individuale duke hezituar për të pasuar topin të shokët e skuadrës.

Më poshtë e keni reagimin e plotë të Zhegrovës.Reporteri