Qeveria miraton masat e reja anti-COVID-19, nga nesër hyjnë në fuqi

Qeveria e Kosovës i ka miratuar masat e reja kundër përphapjes së COVID-19, të cilat janë prezantuar të mërkurën nga kryeministri  Avdullah Hoti.

Me këto masa, varësisht se në cilat zona të rrezikshmërisë gjendjen komunat e vendit, është e përcaktuar edhe karantina dhe puna e lejuar e gastronomisë.

Vendimi hynë në fuqi të premten në ora 18:00.

Vendimi do të jetë në fuqi për 2 javë.

“Ky vendim do të vlerësohet pas dy jave, varësisht nga situata epidemiologjike në vend, dhe vlen deri në një vendim tjetër”, thuhet në vendimin e ekzekutivit.

Vendimin e plotë të qeverisë e gjeni KËTU.