LVV-Suharekë: Familjarja e Kryetarit, punësohet në pozitën e sekretarës në shkollat Leshan dhe Doberdelan.

Asambleistja e AAK-së, njëherit edhe familjarja e Kryetarit, punësohet në pozitën e sekretarës në shkollat Leshan dhe Doberdelan.
Më datë 10 Nëntor është publikuar lista e të pranuarve të konkursit 05nr.1682, në pozitën Zyrtar/e administrative (Sekretar/e shkolle) në SHFMU “V.P. Shkodrani” në Leshan me plotësim norme në SHFMU “28 Nëntori” në Doberdelan, është punësuar asambleistja e AAK-së, Mirlinda Muqa, e cila njëherit është e reja e vëllait të Kryetarit të Komunës.