Labi mbetet në “lloq”, anulon protestën pasi nuk i doli askush në përkrahje

Këngëtari i njohur shqiptar dhe ish-deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri, kishte paralajmëruar një protestë për sot (e premte) në orën 11:00.


Tahiri më anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se këtë e protestë e anulon për shkak se shoqata e gastronomëve nuk do të jetë pjesë e saj.

Qytetarë Zoti ua shpëtoftë familjet e juaja nga pandemia! Sa i përket për leukeminë dhe kancerin gjithnjë do të jem i gatshëm për ju. Protesta e thirrur nga unë për ti mbrojtur bizneset dhe gastronomët ishte tepër e sinqertë dhe tepër e drejtë! Sot para 20 minutave, kryetari i Gastronomëve paska dalur me një deklaratë ku nuk marrin pjesë në protestë, unë me përgjegjësitë që kisha për ta, e anulojë protestën për sot! Ata interes nuk paskan as pak, dhe i paskan punët mirë, nuk di qysh dilnin në sheshe me tenxhere e kusia! Të gjitha ankesat e tyre paskan qenë politike! Kështu janë njerëzit që shikojnë me të lan në lloç! Pra dhe unë i respektojë masat dhe ruani shëndetin. Eh Kosova jonë e dashur edhe me u çu në këmbë e me ngrit zanin dhe me qellim me të lanë në lloç, jooo me mua kurrë! Ju falënderojë shumë për interesimin e madh që keni pasur vetëm juve si qytetarë , por me një njeri ose me gjoks i vetëm nuk shtyhen gjërat kur të gjithë nuk janë njëzëri!!!

Ka shkruar Tahiri