Tayna dhe Noizy kapen ‘mat’

Nuk e dimë nëse e mbani mend, por disa kohë më parë Tayna dhe Noizy morën vëmendjen e mediave teksa gjendeshin të dy në Tajlandë, në të njejtën kohë.

Gjithsesi e gjitha ishte një rastësi, duke qenë se reperja ishte me prindërit në atë udhëtim dhe nuk bëhej fjalë për asgjë më shumë.

Tani ka ndodhur sërish, jo në një kontinent tjetër, por në Shqipëri, pikërisht në jug të vendit.

Tayna dhe Noizy, falë fotove dhe videove që kanë hedhur në Insta, kanë lënë të kuptojnë se ndodhen në të njejtin rezort në plazhet e jugut.

Fansat e tyre nuk kanë humbur kohë dhe po flasin që tani për një projekt të përbashkët, për ta kjo mund të jetë arsyeja pse janë ndodhur në të njejtin vend.

Ca të tjerë mendojnë për diçka tjetër, nisur edhe një prej fotove romantike të Taynës.

Sigurisht, e gjitha mund të jetë prap një rastësi.

Herën e parë në Tajlandë, tani në plazhet e vendit tonë.

Po ndodhi edhe një herë të tretë, aty nuk mund ta themi më dhe do dalim në të tjera përfundime.

E meqë ra fjala, kjo nuk është surpriza e vetme për të cilën po përfltet Tayna këto kohë./Kosovarja