Komuna e Suharekës përfiton 4 kamionë donacion nga Japonia, për pastërtinë e ambientit

Komuna ka përfituar 4 kamionë nga Japonia, për pastërtinë e ambienit
Komuna e Suharekës, e cila po i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së ambientit dhe pastërtisë së mjedisit në të gjitha hapësirat, sot ka përfituar një donacion shumë të rëndësishëm për ruajtjen dhe pastërtinë e ambientit. Ajo ka përfituar 4 kamionë nga Japonia që do të shërbejnë për pastërti dhe ambient të bukur. Me rastin e pranimit të këtij donacioni, kryetari Muharremaj, ka falënderuar të pranishmit dhe popullin mik japonez:
“I nderuari ambasador, flm shumë për përkrahjen që na keni dhënë, popullit të Kosovës, para gjatë dhe pas luftës. Unë shprehu falënderimet më të sinqerta në emër të qytetarëve të Komunës së Suharekës për popullin japonez, për donacionin, ky pra është donacioni i dytë nga Japonia. Ne kishim donacion një kamion të zjarrfikësave vlera e të cilit ishte mbi 70 mijë euro, kurse sot arritën edhe 4 kamionë tek ne. Japonia ka një përvojë më të mirë, ndoshta në rruzullin tokësor sa i përket ambientit, i jepni rëndësi shumë të madhe. Ky donacion ndikon në dy çështje me shumë rëndësi, në rend të parë ne ambient dhe në rend të dytë te shëndeti i qytetarëve….”