Digiqole ad

Kryetari Muharremaj demanton degën e LDK-së në Suharekë

 Kryetari Muharremaj demanton degën e LDK-së në Suharekë

Kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj demantuar degën e LDK-së në Suharekë, e cila mbrëmë kishte akuzuar kryetarin Muharremaj për manipulim me projektet e huaja.

Ky është reagimi i Muharremajt:

Sqarim,

LDK në Suharekë përmes një faqe në facebook ndër të tjera paska shkruar:

“Përpjekja e kryetarit Muharremaj për të përvetësuar donacionet e fituara nga kompania publike “Eko Regjioni” është në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme të tij për të marrë meritat e tjerëve dhe promovuar si rezultate të tij. Ai këtë donacion e promovon si donacion për Komunën duke mos potencuar askund që ky donacion ishte për Eko-Regjionin.”

Po ua prezentoj në vazhdim faktet që tregon se mashtrimi për opinionin vjen nga ju:

  • Njoftimi nga Ambasada Japoneze sqaron se iu dhanë komunave;
  • Dokumenti zyrtar (në gjuhën angleze) i nënshkruar dje i cili potencon saktë se donacioni i ipet Komunës së Suharekës;

Pra, donacioni u është dhënë komunave dhe ato janë asete të tyre, dhe Eko-Regjioni do të operoj në pastrimin e ambientit.

Kompaninë e Eko-Regjionit-Prizren e falenderoj për bashkëpunimin dhe angazhimin e saj, sepse ka një kontratë mes saj dhe Komunës së Suharekës e cila zbatimin e saj e nënkupton në pastrimin dhe rregullimin e ambientit.

Faleminderit të gjithë punëtorëve të cilët që nga orët e hershme të mëngjesit pastrojnë dhe e mirëmbajnë ambientin. 👏🙏

Ju kërkoj falje juve qytetarë të nderuar, për kohën e humbur lidhur me këtë postim por sqarimi ishte më tepër edhe për ju.

Uroj ta kaloni një vikend të mbarë, dhe natyrisht do t’ju njoftoj në kohë reale, për punët të cilat po vazhdojnë kudo në Komunën e Suharekës.

Me respekt
Bali Muharremaj

Digiqole ad

Të ngjashme