Kombëtarja e Kosovës niset për Ljublanë për ndeshjen me Slloveninë


Kombëtarja e Kosovës është nisur në mëngjesin e sotëm drejt kryeqytetit slloven, Ljublana.

Pas miqësores me Shqipërinë (2:1), “Dardanët” sot janë nisur drejt Sllovenisë.

Futbollistët e Kosovës janë nisur nga aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë drejt Sllovenisë.

Kundër Sllovenisë, Kosova do të luajë nesër (e diele) me fillim nga ora 20:45 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Të gjithë futbollistët e Kosovës rezultuan negativ në testet COVID-19. Express