Edhe një viktim nga COVID-19 nga Suhareka

Të dashur miq,

Ju njoftojmë se, sot më datë 15.11.2020, babai ynë Jemin Kushaj, ndrroi jetë. Babai ishte me virus, dhe nuk mundi ta tejkaloj, pavarësisht përpjekjeve disa ditore. Dua të falënderoj të gjithë ata që u kujdesën për shëndetin e tij deri në frymën e fundit.

Do ta kujtojmë gjithmonë si gjysh, babë, shok, mik e frymëzues për jetën.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më datë 16.11.2020, në ora 12:00, në varrezat e fshatit Samadraxhë.
Përshkak të situatës pandemike, ceremonia e varrimit zhvillohet me rrethin e ngushtë familjar, nën kushtet e përcaktuara nga IKSHKP. Të pame nuk do të ketë.

Me respekt, Ramiz dhe Ymer Kushaj!