622 persona u gjobitën për mosrespektim të Ligjit anti-COVID-19

Policia e Kosovës ka shqiptuar 622 tiketa për mosrespektim të ligjit Covid-19.

Sipas statistikave të publikuara nga Policia, bëhet e ditur se dje kanë ndodhur 14 aksidente me të lënduar dhe 12 me dëme materiale.

Për shkelësit e rregullave të trafikut, Policia ka shqiptuar 603 gjoba.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 17 persona, prej tyre 14 janë dërguar në mbajtje dhe 3 janë në vuajtje të dënimit.

Këto janë statistikat e përgjithshme: