Suharekë: Sulmohen fizikisht dy policë

Dy persona i kanë fyer rëndë dhe pastaj i kanë sulmuar edhe fizikisht dy zyrtarë policorë.

Me këtë rast atyre iu është shkaktuar lëndime trupore.

Njoftimi i policisë:

Suharekë 15.11.2020 21:20. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k, pasi që të njëjtit kishin fyer rëndë pastaj sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë m/k, duke iu shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.