Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, pas Mirlind Dakut, e ka ftuar edhe një tjetër futbollistët të Superligës së Kosovës në kombëtare.
Indeksonline përmes burimeve mëson se Bernard Challandes ka ftuar futbollistin e Ballkanit, Armend Thaçi për ndeshjen kundër Moldavisë.
Thaçi edhe në të kaluarën ka qenë i ftuar nga Challandes por vetëm në ndeshjen miqësore kundër Suedisë është inkuadruar në lojë.
Kosova nesër do të luaj kundër Moldavisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombëve. Ndeshja do të zhvillohet në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.