Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.566 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 690 raste pozitive.
Nga 690 rastet pozitive të cilat u konfirmuan sot nga IKSHPK me virusin Korona, 16 nga ta janë nga Komuna e Suharekës.
Suharekë (10) Mushtisht (3) Savrovë (1) Bukosh (1) Dubravë (1)
Po ashtu kemi pasur edhe një rast vdekje në komunën tonë, personi që ka nderruar jete si pasoj e coronavirusit është i moshës 82 vjeçare.