Agim Ademi paralajmëron shkarkimin e Bernard Challandes

Ecuria aspak e mirë në 10 ndeshjet e fundit pa fitore për Kosovën, duket se do t’i kushtojë me shkarkim përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes.

Kulmi i dëshpërimit duket se erdhi me eliminimin na “Play-off” nga Maqedonia e Veriut.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një prononcim për ”Kanal 10”, transmeton “Zeri.info” e ka paralajmëruar indirekt shkarkimin e Challandes.

”Trajneri matet me rezultate. Jo vetëm Challandes, por të gjithë trajnerët e secilës grupmoshë te Kosova maten me rezultate”, tha Ademi kur u pyet për shkarkimin e mundshëm të trajnerit zviceran.

”Nuk jemi të bindur plotësisht ta shkarkojmë atë, por pas shortit për kualifikimet e Botërorit, ne do të ulemi dhe të diskutojmë, për të marrë vendimin final”, shtoi ai. /Zeri