
Gazeta Express ka siguruar një video shokuese ku shihet një nxënës në një shkollë të Kosovës duke e fyer me fjalë të rënda një arsimtar.
Në këtë video, siç shihet edhe nga pamjet, mësuesi është me ditar në dorë në klasë derisa një nxënës i bën atij disa pyetje fyese dhe e incizon me telefon.
Nuk dihet se në cilën shkollë të Kosovës është bërë kjo video apo nëse ndaj nxënësit është marrë ndonjë masë disiplinore.
Në sfond shihen shokët e djalit që shan dhe incizon duke qeshur me deklaratat e tij ndaj mësuesit.
Mësimdhënësi ndërkaq tenton ta ndalë djalin që të mos flasë fjalë të tilla.
Express sjell videon