Pranë Dhomave të Specializuara në Hagë ka filluar konferenca statusore në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Konferencapër ecurinë e çështjes kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit ka filluar në orën 11:00, por transmetimi i saj do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash, shkruan Gazeta Express.

Kundër tyre është gjykatësi i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Të gjithë, aktualisht gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që i cilësojnë ata si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Konferenca statusore apo konferenca mbi ecurinë e çështjes ka për qëllim organizimin e shkëmbimeve midis palëve. Në këtë konferencë pritet që prokuroria të tregojë se me çfarë lloji të provave disponon.

Sipas një parashtrese të Prokurorit të Specializuar dërguar Dhomave të Specializuara për këtë konferencë, e të publikuar në faqën e tyre të internetit, prokuroria pretendon se për konfirmimin e aktakuzës ka disponuar me material prej rreth 43 mijë faqe, duke përfshirë raporte, deklaratat të dëshmitarëve, fotografi, e mbi 20 orë material audio-vizuel.Express

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT