Faik Zogaj, ish- ushtar i UÇK-së thotë se ka refuzuar t’i pranonte dy thirrje nga Specialja.

Thirrjen e dytë tha se e kishte marrë më 22 nëntor dhe e kishte refuzuar ama është vënë në dijeni se nëse nuk i përgjigjet kësaj thirrjeje më, 28 nëntor do të arrestohet.

Sipas Zogajt kjo gjykatë nuk kërkon kriminelët serbë, por vetëm luftëtarët.

“Ne nuk po i ikim drejtësisë, po kërkojmë drejtësi”, shprehet ai.

Akuzat e ngritura janë konkretisht për vrasjen e dy serbëve, siç tregoi dhe ish-luftëtari.

Në intervistën për Euronews Albania ai pohoi se kishte parë shtëpi në fshatin e tij të djegura, njerëz të vrarë dhe në gjaknxehtësi e sipër kishte djegur 5-6 shtëpi serbësh, por nuk pranoi akuza të tjera.

Faik Zogaj përmendi rastin “Panda”… dhe theksoi se është diçka e pranuar nga vetë serbët, fakti që ata kanë vrarë fëmijët e tyre vetëm për të akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, madje akuzoi se uniformat e UÇK-së janë keqpërdorur nga serbët vetëm për të njollosur imazhin e tyre.

Ai mohoi të ketë ndarje fetare ashtu siç akuzohet.

“Me ligjet e luftës, unë personalisht vetëm një veprim të vogël të bëja pa urdhrin e komandantit, do t’isha arrestuar prej policisë sonë se dhe ne kemi pasur policinë tonë ushtarake, prandaj kjo njollosje që i është bërë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një padrejtësi shumë e madhe”, thekson Zogaj

“Na kanë quajtur dhe bandë kriminale ama po të ishim ne bandë kriminale, sot, asnjë serb nuk e kishim lënë në Kosovë”, shton ai.

“Uniformë me uniformë”, kështu e cilësoi Zogaj luftën e UÇK-së, sepse sipas tij raportet me civilët serb edhe sot e kësaj dite janë shumë të mira.

Teksa tregoi se edhe vetë ka plagë në trup si shenja nga lufta dhe konkretisht probleme me këmbën tregoi se kjo është prova e pastër se po të kishin pasur mjek që të bënte transplantin e organeve ashtu siç akuzohet UÇK-ja, minimalisht ushtarët e saj do i kuronte pa u lënë pasoja gjithë jetën.

“Dick Marty është i paguar nga Rusia dhe Serbia dhe kjo gjykatë nuk do dalë asgjëkundi nëse ecën me ato pretendime” , tha ish-ushtari i UÇK-së.

I pyetur nëse beson se ky gjyq do të mbyllet pa faktuar asgjë, Zogaj tregoi se mendon se gjatë seancës së 18 nëntorit si Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Hashim Thaçi, do të lirohen për mungesë provash.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT