Facebooku ka prezantuar veçorinë e re për zhdukjen e mesazheve, që do të shfaqet te Messengeri dhe Instagrami. Veçoria ua mundëson përdoruesve të përcaktojnë mesazhet që të fshihen sapo që përdoruesi tjetër i sheh ato dhe biseda do të mbyllet.
“Vanish Mode”, ua mundëson përdoruesve të dërgojnë tekste, emoji, fotografi, incizime zëri, e të cilat do të zhduken menjëherë pasi përdoruesi që merr mesazhin i sheh ato.
Për ta aktivizuar këtë përdoruesit mund të shkojnë duke u ngritur lartë në bisedat e tyre përderisa bisedojnë me dikë.
Për ta aktivizuar përdoruesit duhet të klikojnë brenda Messengerit në llogarinë e atij që duan t’i dërgojnë mesazhe. Më pas shfaqet hapësira “Vanish Mode” që aktivizohet me opsionin “on” dhe fiket me atë “off”.
Kjo veçori do t’i njoftojë përdoruesit edhe nëse dikush po i bën ‘screenshot’ bisedës (fotografi).