
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.599 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 720 raste pozitive.
Nga 720 rastet pozitive të cilat u konfirmuan sot nga IKSHPK me virusin Korona, 10 nga ta janë nga Komuna e Suharekës.
Rastet pozitive janë nga këto vende:
Bllacë (1)
Bukosh (1)
Dobërdelan (1)
Samadrexhë (1)
Shirokë (1)
Sopijë (2)
Suharekë (3)
