Caktohet masa e Paraburgimit për veprën penale kanosje 

Prizren, 18 nëntor 2020 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.F., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të kanosjes nga neni 181 par. 4 të KPRK-së.

Gjyqtari i procedurës paraprake – Fatmir Krasniqi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do t’i llogaritet prej datës 16.11.2020 deri me datën 15.12.2020

Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se e pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e Prokurorisë së Shtetit, po ashtu janë përmbushur kushte për caktimin e paraburgimit të përcaktuar me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, sepse hetimet në këtë çështje sapo kanë filluar, dhe për shkak se ekzistojnë rrethana të veçanta se i pandehuri dhe e dëmtuara janë anëtarë të familjes, andaj caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm,

Gjithashtu Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ka marrë parasysh, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, në ambientet familjare – shtëpinë, ku pas fjalosjes dhe mosmarrëveshjeve që i pandehuri kishte me të dëmtuarën – nënën e tij, e kanos se do ta privoj nga jeta, në atë mënyrë që pasi i pandehuri i kërkon para nënës së tij dhe e njëjta nuk kishte para për ti dhënë, i pandehuri revoltohet dhe me përdorim të mjetit të rrezikshëm, duke e marrë sëpatën e kanos të dëmtuarën – nënën e tij, me ç ‘rast tek e dëmtuara shkakton frikë, pasiguri, ankth për jetën e saj. 

Andaj caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë sipas Gjykatës Themelore të Prizrenit është i bazuar në ligj dhe i arsyeshëm dhe se do të siguroi zhvillimin e papenguar të rrjedhës së procedurës hetimore dhe sigurimin e prezencës së të pandehurit, duke pasur parasysh edhe rrethanat se raportet e të pandehurit me të dëmtuarën janë të acaruara, këto për Gjykatën tregojnë rrezikun se me lënien në liri të tëpandehurit ekziston rreziku i përsëritjes së veprës së njëjtë penale. 

Gjykata Themelore në Prizren ka vlerësuar edhe masa tjera për sigurinë e pranisë së të pandehurës në procedurë penale, mirëpo ka ardhur në përfundim se masa tjera janë të pamjaftueshme, duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyra dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT