Pas përfundimit të Nations League, UEFA ka konfirmuar 6 vazot ku do të jenë të vendosura të gjitha kombëtaret e kontinetit evropian për kualifikimet e kampionatit botëror ‘Katari 2022’.
Shorti do të hidhet më 7 dhjetor në Zyrih të Zvicrës. Kosova ndodhet në vazon e 5-të së bashku me Armeninë, Qipron, Ishujt Faroe, Azerbajxhanin, Estoninë, Kasakistanin, Lituaninë, Letoninë dhe Antorrën.
Kjo do të thotë se me asnjë prej kombëtareve të lartëpërmendura nuk mund të jetë në të njejtin grup, shkruan Indeksonline.
Por cili në fakt mund të ishte grupi më i lehtë për ‘Dardanët dhe cili më i vështiri?
Grupi më i lehtë i mundshëm:
Kosovë
Danimarkë
Rumani
Finlandë
Luksemburg
San Marino
Grupi më i vështirë i mundshëm:
Kosovë
Francë
Zvicër
Hungari
Bosnje dhe Hercegovinë
Moldavi
Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë
Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani
Vazo 3: Rusi, Hungari, Republikë e Irlandës, Republikë e Çekisë, Norvegji, Irlandë Veriore, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë
Vazo 4: Bosnjë dhe Hercegovinë, Slloveni, Mali i Zi, Maqedoni e Veriu, Shqipëri, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksmburg
Vazo 5: Armeni, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kazakistan, Kosovë, Lituani, Letoni, Andorrë
Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihtenshtajn, Gjibraltar, San Marino.Indeksonline