Kompania farmaceutike Pfizer ka bërë të ditur se shpërndarja e vaksinës eksperimentale do të mund të nisë një muajin dhjetor.
Kompania ka aplikuar miratim në rregullatorët amerikan dhe evropian dhe pas këtij miratimi, udhëheqësit e kompanisë kanë thënë se do të mund të nisë shpërndarja e vaksinës, transmeton KOHA.
Ata janë shprehur të bindur se vaksina do të jetë gati për Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe Amerikën Latine.
Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech gjatë javës së kaluar kanë konfirmuar se vaksina e tyre është 95 për qind efektive ndaj koronavirusit.