Një punëtor ndërtimtarie derisa ka qenë duke punuar në një objekt është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:20 në Bresje, Fushë Kosovë.
Siç thuhet në raport, për shkak të lëndimeve trupore viktima është duke u trajtuar në QKUK.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK pasi që i njëjti derisa ka qenë duke punuar në një objekt është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Njësit relevante dhe inspektori i punës kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport. /Telegrafi/