“Policia e Kosovës e mobilizuar në zbatimin e masave Anti COVID-19“
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Policisë në Gjilan vazhdon zbatimin e planit operativ dhe realizimin e vendimeve të institucioneve shtetërore në parandalim të përhapjes së pandemisë.
Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për njëzet e katër orët e fundit , në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit , kanë shqiptuar gjithsej gjashtëdhjet e një (61) fletë paraqitje për mos respektim të këtyre masave.
Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë , ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore .
34 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës
Sot janë bërë 34 vjet nga falja e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit. Më 1 maj të vitit 1990, në këtë