“Policët në Kosovë po i ndalojnë gratë më shumë për t’ua marrë numrat e telefonit, sesa për t’i dënuar”
Akuzohen policët e Kosovës se po i ngacmojnë seksualisht gratë dhe vajzat.
Gazetarja dhe aktivistja, Arta Avdiu, ka hedhur kritika në drejtim të Policisë së Kosovës, duke thënë se zyrtarët policorë po i ndalojnë gratë gjatë inspektimeve për respektim të masave anti-COVID, për t’ua marrë numrat e telefonit.
Ajo ka thënë se policët më shumë po i ndalojnë gratë për t’ua marrë numrat e telefonit, sesa për t’i dënuar, shkruan Reporteri net.
“Një numër i madh i policëve në KS, janë tu e keqpërdorë detyrën zyrtare për përfitime seksuale. Gratë dhe vajzat më shumë po i ndalojnë që të ua marrin nr e telit, sesa që ato kanë ba shkelje. Dhe ne momentin që ato nuk i përgjigjen, ata po i dënojnë”, ka shkruar ajo.
Aktivistja më tej thotë se ky është problem shumë serioz, e që shteti duhet të reagojë menjëherë.
“Këtë po e deklarojnë plot gra edhe vajza!”, ka shkruar ajo.