Gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës është raportuar edhe për dhunë në familje.
Një person, i moshës 31 vjeç ka raportuar në polici të jetë sulmuar me brisk nga babai i tij, i moshës 64 vjeç, bëjnë të ditur burime të IndeksOnline.
Rastin në fjalë për IndeksOnline, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 13:00. Viktima ka raportuar që është sulmuar me brisk nga babai i tij, i cili besohet të ketë probleme psikike. Për të dyshuarin ka edhe raste tjera për dhunë në familje. Ne e kemi konsultuar edhe prokurorin që t’i bëhet një trajtim psikologjik. Rasti procedohet në mënyrë të rregullt”, ka thënë Osmanollaj. IndeksOnline